E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza, Topi: Të rivendoset dialogu politik mes mazhorancës dhe opozitës

Në prag të seancës kur do të votohen projektligjet e PS-së dhe vizitës së komisionerit europian për zgjerimin Fule, presidenti Topi bën apel për “një riinstalilm të dialogut politik. Nga Berati, pas një takimi me këshilltarët bashkiakë, kreu i shteti vuri sërisht theksin tek gjetja e një zgjidhje maxhorancë-opozitë.

”Unë mendoj që demokracia në Shqipëri i ka të gjitha shanset që të bëjë progres, pavarësisht se ndonjëherë gjërat duket sikur nuk kanë rrugëdalje. Gjithmonë politika ka mundësi që mbi bazën e dialogut, të një predispozicioni për të arritur një zgjidhje në funksion të Shqipërisë dhe mbarë shoqërisë, do të dijë të gjejë edhe rrugët e bashkëpunimit. Na presin reforma përpara”- ka thënë kreu i shtetit duke nënvizuar se debatet politike të zgjatura po vonojnë zgjidhjen e krizës.

Për presidentin Topi, palet në këto momete duhet të kenë lajtmotiv vetëm integrimin dhe vizat. “Duhet që njerëzit të bashkëpunojnë sepse vërtet na presin reforma të rëndësishme në mënyrë që Shqipëria të vazhdojë me konseguencë rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Ky do të jetë mesazhi më i rëndësishëm, domininanti i jetës së politikës dhe i institucioneve të Shqipërisë, duhet të jetë konsolidimi i rrugës së nisur për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian” ka përfunduar ai.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›