E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA- Kosovës: Korrupsionin luftojeni vet, mos prisni nga ndërkombëtarët

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Kristofer Dell, ka kërkuar që korrupsioni të luftohet nga kosovarët dhe të mos pritet gjithçka nga ndërkombëtarët. Komentet e Dellit vijnë pak ditë pasi institucionet u kritikuan për mosluftimin e korrupsionit nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Shoqëria juaj ende shikon nga bashkësia ndërkombëtare për të kërkuar drejtësi.

Duhet të jetë Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Kuinti apo trupa të tjerë ndërkombëtarë ata që kërkojnë që qeveria juaj ti mbajë përgjegjës zyrtarët e saj. Kjo sdo të shkojë gjatë. Nëse ju vareni nga ne, që ne të bëjmë atë thirrje, kjo nuk do të jetë e shëndetshme për Kosovën. Kjo është shenjë e moszhvillimit. Kjo thirrje duhet të vijë nga brenda, nga njerëzit, ka thënë Dell me rastin e fillimit të trajnimit për task-forcat kundër trafikimit të qenieve njerëzore, trafikimit të drogave dhe korrupsionit publik. Ambasadori amerikan ka përçuar mesazhin se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin. Ai ka theksuar se sundimi i ligjit duhet tiu mundësojë qytetarëve qasjen në drejtësi dhe është shenjë se ku është Kosova dhe ku duhet të shkojë. Një nga gjërat që ne kemi mësuar për më se 200 vjet është se nuk mund ta luftoni korrupsionin, nuk mund tua kufizoni pushtetin atyre që mbajnë poste qeveritare nëse themelet e institucioneve tuaja, të shoqërisë suaj, nuk janë të fuqishme dhe nëse nuk balancojnë njëra-tjetrën, është shprehur ai. Sipas tij, trajnimi i task-forcave për trafikimin e qenieve njerëzore, drogave dhe korrupsionit publik, është një nga ato tullat e vogla, por të rëndësishme në vënien e themeleve të një shoqërie ku sundon ligji. Ai ka kërkuar një bashkëpunim më të ngushtë mes hallkave të gjyqësorit, në mënyrë që besimi i qytetarëve në këtë sistem të rritet. Nëse njerëzit shikojnë përreth dhe nuk shohin se liderët e tyre po japin përgjegjësi, nëse e shohin se smund të kenë qasje në drejtësi, në gjykata, ata shumë shpejt do të humbasin besimin në proces dhe do të ndalen së kërkuari drejtësinë dhe ju do të hyni në një spirale të korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin, është shprehur Dell. Ndër të tjera, ambasadori amerikan në Prishtinë ka theksuar se qarku duhet të pritet në fillim, jo nga bashkësia ndërkombëtare, por nga vetë populli i Kosovës. Kjo, sipas tij, bëhet duke kërkuar drejtësi për veten dhe përgjegjësi nga liderët. Ky trajnim organizohet nga Ambasada Amerikane në Prishtinë dhe ka për qëllim shkëmbimin e përvojave në sektorin e gjyqësisë mes punëtorëve gjyqësor nga Karolina Veriore dhe atyre nga Kosova.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›