E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, përmbytje në Atikë, borë në veri dhe qendër

ATHINË - Reshjet e rrëmbyera të shiut shkaktuan përmbytje në rajonin grek të Atikës, njoftuan burime të ndryshme.
Ato shtuan se janë përmbytur shtëpi dhe rrugë, ndërkohë që është formuar edhe një kolonë 15 kilometra e gjatë e automjeteve në autostradën mes Athinës dhe Korinthit.
Për shkak të reshjeve të dëborës janë mbyllur rrugët për automjetet e rënda transportuese.
Dëbora po krijon probleme edhe në rrugët në pjesët malore në veri dhe qendër të Greqisë.
Në disa rajone janë mbyllur edhe shkollat.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›