Sekuestrohen 8 milionëcigare kontrabandënë kufirin bullgaro-grek
SOFJE- Mbi tetë milionë cigare u sekuestruan gjatë natës në kufirin bullgaro-grek, njoftoi agjencia bullgare e doganave.Cigaret kontrabandë ishin fshehur në një sasi mandarinash në një kamion të regjistruar në Rumani dhe që drejtohej nga një shtetas moldav.
Ministri i Financave, Simeon Djankov, njoftoi sot në Parlament rritjen e sasisë së cigareve kontrabandë të sekuestruara në vitin 2010: 242 milionë ndaj 50 milionë gjithsej për periudhën 2007-09. ''Afro 30 për qind e cigareve të blera nga rreth 2,5 milionë duhanpirës në Bullgari vijnë nga tregu, ose pesë miliardë paketa në vit'', sipas një raporti të drejtorit të doganave, Vanio Tanov.
Raporti shpjegon shtimin e trafikut me rritjen prej 46 për qind të taksës së duhanit në vitin 2010.
(m.a/ata/BalkanWeb)