Kriza politike, nesëredhe Serbia nëdemonstratë
BEOGRAD- Një demonstratë kundër qeverisë do të mbahet nesër në Beograd, e organizuar nga nacionalistët serb. Kreu i partisë progresive serbe, Tomisllav Nikoliç ka premtuar se demostrata do të jetë paqësore pasi organizatorët dhe policia kanë rënë dakord që 10 mijë policë të mbikqyrin protestën e fundjavës, për të mos lejuar ndonjë incident. Nacionalistët kërkojnë nga qeveria të përcaktojë datën e zgjedhjeve të parakohshme për shkak të thellimit të krizës ekonomike dhe rritjes së shkallës së varfërisë në vend.
Por qeveria e Mirko Cvetkoviç i ka hedhur poshtë kërkesat e opozitës për zgjedhje para vitit 2012. Nikoliç shtoi se demostruesit do të ulen nëpër rrugët e kryeqytetit deri sa qeveria të thërrasë zgjedhjet e parakohshme. Ai shtoi se do të japë dorëheqjen si kryetar partie nëse partia e tij nuk fiton më shumë vota se Partia Demokratike në pushtet. Ndërkohë vazhdon greva e mësuesve dhe policëve të cilët kërkojnë rritjen e pagave, por sindikatat dhe qeveria ende nuk kanë arritur një marrëveshje në lidhje me kërkesat e tyre.
(m.a/News24/BalkanWeb)