E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, përmbytje në Rodos dhe Samothraki

ATIKË- Reshjet e dendura të shiut të ditëve të fundit që kanë përfshirë Greqinë, kanë krijuar probleme serioze komunikacioni në rajonin e Atikës, ndërkohë që një tornado e fuqishme shoqëruar me breshër, shkaktoi dëme të mëdha në ishullin Rodos, njoftoi sot media greke.
Reshjet dhe breshëri shkaktuan dëme edhe në ishullin Samothraki.
Një autobus ka rënë nga ura, ndërsa shoferi, për çudi, ka mbijetuar, shton media greke.
Probleme nga moti i keq janë paraqitur edhe në rajonin e Aleksandropulosit, ku janë përmbytur rrugë dhe shtëpi. 

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›