Java XV Superliga rindez motorët, kryendeshja Dinamo-Vllaznia
Autori i Lajmit: Redaksia
Tiranë - Java e 15-të e Superligës, do të luhet në mesjavë, si pasojë e ngjeshjes së kampionatit, pas dy grumbullimeve të ekipit kombëtar, të paparashikuara nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit gjatë hedhjes së shortit në muajin gusht. Kështu, sot do të luhen 5 takime të Superligës, ku spikat ndeshja në "Qemal Stafa" dhe do të përballen ekipi kryesues i Dinamos me skuadrën shkodrane të Vllaznisë. Megjithëse duke parë renditjen kjo ndeshje, të paktën në letër, duket e lehtë për ekipin kryeqytetas, pritet një ndeshje interesante. Kjo jo vetëm për faktin se këto dy skuadra kanë dhuruar gjithnjë përballje të forta mes tyre, por edhe sepse ekipi i Vllaznisë ka filluar të rrisë nivelin e lojës dhe kërkon pikë në çdo takim, por edhe pasi Dinamo duhet të vuajë në këtë takim mungesat e futbollistëve Putiçanin, Soza dhe Allmuça, tre lojtarë mjaft të rëndësishëm për të. Në Fier Apolonia e vendit të katërt do të presë Laçin, e drejtuar nga trajneri Stavri Nica. Fierakët do të kërkojnë fitoren pas humbjes 3-0 ndaj Shkumbinit javën e kaluar, ndërsa laçianët pas barazimit pa gola me Besën, kërkojnë të paktën një barazim ndaj Apolonisë. Në stadiumin “Niko Dovana” të qytetit të Durrësit do të zhvillohet derbi bregdetar mes Teutës vendase dhe Flamurtarit të Vlorës. Teuta do të kërkojë fitore në fushën e saj pas dy humbjesh në dy ndeshjet e fundit në Durrës. Ndërsa Flamurtari i vendit të fundit, pasi ka rikonfirmuar në krye të stolit trajnerin Gugash Magani, dhe pasi ka pezulluar katër lojtarë, kërkon të bëjë kthesën këtë javë. Në Ersekë, Gramozi do të presë skuadrën korçare të Skënderbeut, në një ndeshje mjaft të rëndësishme për qëndrimin në Kategorinë Superiore. Gramozi është ende me “afshin” e barazimit spektakolar me Tiranën (1-1) në kryeqytet katër ditë më parë, edhe pse do të presë në një fushë të mbuluar nga bora “ujqit e dëborës”, Skënderbeun, ndaj të cilëve ka hesape për të larë, jo vetëm nga ajo humbje e thellë 4-1 në Korçë, por dhe fyerjet poshtëruese të tifozerisë korçare. Edhe Skënderbeu vjen në përballjen e dytë sezonale me Gramozin e sponsorizuar nga “Taçi Oil International”, kompania që ka mundur të sjellë dy herë Milanin në Tiranë e tashmë është në përgatitjet e fundit për të sjellë në “Qemal Stafa”, Realin e Madridit, pas atij barazimi (1-1) shumë të kontestuar me Flamurtarin në Vlorë. Trajneri i dytë sezonal i Gramozit, Agim Canaj, nuk ishte në pankinën kolonjare në ndeshjen e parë të humbur me rezultatin e thellë 4-1 (në Korçë drejtoi Ilir Qirjako), por beson se me një ekip luftarak në fushë dhe të disiplinuar taktikisht në fushë mund të marrë pikë të plota ndaj Skënderbeut, që ashtu si kolonjarët ende nuk e ka shijuar fitoren e parë sezonale në transfertë. Me moral të lartë, por në një stadium pa shikues, Canaj kërkon më shumë motivim nga skuadra, pavarësisht se dy golashënuesit më të mirë, Armando Sadiku dhe Genc Hyseni, janë në rikuperime e sipër e në dyshim për sfidën ndaj Skënderbeut. Gramozi është në fakt, skuadra që ka realizuar më shumë barazime në këto 14 javë: 6 të tilla, por në sfidën ndaj korçarëve ka edhe një mision tjetër: të bëjë rokadën me Skënderbeun, pasi diferenca midis të dy formacioneve është vetëm dy pikë: Skënderbeu, 14; Gramozi, 12. Trajnerit të Skënderbeut, Gerti Haxhiu, do ti mungojnë dy lojtarë titullarë, Genti Gjondeda dhe Elton Doku, të ndëshkuar me karton të kuq në transfertën e Vlorës, por tekniku vlonjat shpreson të kthehet në Korçë me pikë nga Erseka, teksa në tri ndeshjet e fundit (Korçë, Laç e Vlorë) ka njohur barazime. Kastrioti dhe Shkumbini do të përballen në Krujë, në një sfidë ku priten të tria rezultatet, pasi të dyja skuadrat kanë vlera pothuajse të barabarta në fushë. Ndërsa nesër në Kavajë, Besa e vendit të dytë do të presë Tiranën e vendit të tretë, në një sfidë ku mund të vendoset se cila do të jetë skuadra anti-Dinamo deri në fundin e kampionatit.
Ky lajm është publikuar: 16/12/2009