E Diel, 1 Nëntor 2026

Identifikohet kodi gjenetik i kancerit

LONDER-Shkencëtarët bëjnë të ditur se kanë arritur të identifikojnë në tërësi kodin gjenetik të dy formave më të shpeshta të kancerit, atij të lëkurës dhe të mushkërive.

Ky rezultat mund të shënojë kthesë në të mjekimin e këtyre sëmundjeve, të dallimit të hershëm të tyre dhe shërimit.

Kërkuesit nga një institut britanik thonë se këto informacione mund të çojnë drejt një kthese të madhe sa i përket parandalimit, duke përcaktuar se cilët faktorë shkaktojnë sëmundjen, dhe mënyrave për shërimin e atyre që vuajnë nga këto sëmundje.

Megjithatë, ekspertët thonë se do të duhen disa vjet derisa të prodhohen barnat e reja kundër këtyre dy lloj të kacereve. 

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›