E Diel, 1 Nëntor 2026

Deshtimi i komisioneve Abdiu Gabim nxitja politike

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese Fehmi Abdiu i ka cilesuar komisionet hetimore parlamentare si te nxitura politikisht.Ne tryezen e organizuar nga konstitucionalistet shqiptare mbi kete ceshtje, Abdiu tha se nga 27 komisione te ngritura qe prej vitit 1991 asnje prej tyre nuk ka furnizuar prokurorine me prova te mjaftueshme per hetime.

“Janë krijuar komisione parlamentare shpesh herë për motive politike për të përdorur si instrumenta politikë për të luftuar kundërshtarët politikë brenda Parlamentit dhe jashtë. Ajo që konstatohet është se edhe pse kanë qenë dhe janë organe vendimmarrëse, pluraliste,  ku vendoset me shumicë votash në shumicën prej tyre nuk gjenden alternativa ose mendimi i pakicës. Në përgjithësi mendimet e shprehura në komisionet parlamentare janë të njëanshme, janë tejet politikë dhe në to mungojnë shumë argumente të karakterit juridik”, tha  Fehmi Abdiu, ish kreu i GJykatës Kushtetuese.

Vetem nje dite me pare komisioni me I fundit u ngrit me kerkesen e partise socialiste per hetimin e parlamentit per veprimtarine e tij qe nga viti 2005.

Jul Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›