E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i PS për Tiranën, socialistët votojnë sot, Rama: Procesi model

TIRANË- Partia Socialiste voton sot për kreun e ri të Tiranës për këtë forcë politike pas dorëheqjes së Besnik Bares në këtë post. 620 anëtarët e Asamblesë së zgjeruar të Tiranës, do të zgjedhin mes dy kandidatëve, Sajmir Tahirit, aktualisht kryetar i komanduar dhe Ilir Zelës

Një proces transparent, etik dhe gjithëpërfshirës e ka konsideruar kreu i PS, Edi Rama, procesin e votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të kryeqytetit. ‘Votimi i saponisur do jape me qetesi e vullnet demokratik rezultatin ku fituese e padiskutueshme del PS Tirane. Model per gjithe Shqiperine’,- shkruan Rama ne rrjetin social Twitter.

Kryesocialisti Rama i konsideron të dy paltformat si pozitive. ‘Energji pozitive dhe frymë e shëndetshme bashkimi për vizion për një Rilindje Shqiptare në garën për PS-së në Tiranë”,- shkruan Rama.

VOTOHET SOT KREU I RI I PS PËR TIRANËN
Mbledhja po mbahet, në Teatrin e Operës dhe Baletit. Sekretari organizativ Blendi Klosi gjatë flalës së tij hapësë u shpreh se në Partinë Socialiste ka vend për të gjithë dhe se dy kandidatët kanë platforma serioze dhe se ata kanë përcjellë mesazh të qartë duke shtuar në vijim se fitorja vjen nga Tirana.

"Të dy kandidatët dëshmojnë se e duan PS, e cila ka 20 vjet që drejton dhe është forca më e madhe politike në vend, sic e duan që ata kanë vite që e kanë kontribuar. E duan Partinë Socialiste anëtarët e saj. Forca jonë do jetë e gatshme të japë kontributin për këtë qytetet. Të dy kandidatët dëshmuan se janë përfaqësues të gjithë brezave të PS. Dëshmuan se PS ka vend për të gjithë brezat. PS është streha e tyre që duan një qeverisje më të mirë për të gjithë qytetarët. Fitorja vjen nga Tirana sic thotë Iliri dhe duhet shumë punë sic thotë Saimiri",- u shpreh Klosi.

Dy kandidaten Sajmir Tahiri aktualisht kryetar i komanduar dhe Ilir Zela kanë shpalosur platformën e tyre për të ardhmen.

Kandidati Sajmir Tahiri platformën e tij e bazoi në fitoren e zgjedhjeve, bazuar në eksperiencën e vitit 2009 kur ai u zgjodh për herë të parë deputet në zonën e Kombinatit.
“Jam rritur mes njerëzve të përkushtuar dhe të palodhur, me suksese dhe dështime me forcën për të ecur përpara. Ja ku jam para jush, ku ju kërkoj që të më besoni për drejtimin e PS, me besimin për të ndërtuar një parti model dhe për të fituar zgjedhjet e ardhshme. Me besim dhe vullnet gjërat ecin përpara. Kjo garë më dha mundësinë të njoh veten, të dëgjoj dhe shoh më shumë. Sot është gara jonë, e gjithësecilit prej nesh, gara jonë me veten, për të besuar me shokët dhe kolegët, për fitoren e përbashkët, për tu organizuar më mirë. Ne bashkë mund të ndërtojmë një parti fituese, ne bashkë mund dhe duhet të ndërtojmë një parti që të komunikojë me qytetarët dhe të kthejë në aksion politk ato që mendojnë qytetarë”,- u shpreh Tahiri.

Kandidati Ilir Zela e cilësoi kandidimin e tij si një parapritë për fitoren në vend, ndërsa shtoi se synimi i tij është bashkimi i socialistëve.
“Arsyeja e kanditimit tim lidhet me propozimin e shumë prej jush. Falenderoj të gjithë që besojnë kandidaturën time. Do kontribuoj për të mirën e vendit tonë dhe fitoren e Partisë tonë. Detyra jonë të forcojmë organizatat.  Të bëjmë socialistin e thjeshtë pjesmarrën të detajimin e programit të PS”,- u shpreh Zela.

Pas votimit në Tiranë, socialistët do të zgjedhin drejtuesit lokalë edhe në 117 njësitë e tjera në të gjithë vendin.
(el.me/BalanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›