SHBA, 28 të vdekur nga tornadot, një qytet zhduket
SHBA- Ka arritur në 28 numri i viktimave ne SHBA si pasojë e tornadove, ndërsa janë regjistruar edhe dëme të mëdha materiale. Autoritet thanë se të gjitha viktimat e konfirmuara janë në shtetin e Indianës, por kanë theksuar se qyteti Marysville, në këtë shtet, është “zhdukur krejtësisht”.
Ndërkaq, mediat amerikane raportojnë për dëme të mëdha në qytetit Louisville, të Kentakit, ku një tjetër tornado goditi zonën në mbrëmje. Tornadot prekën gjithashtu edhe shtetin jugor të Alabamës, ku disa persona mbeten të plagosur.
Një nga stuhitë e fuqishme dëmtoi çatinë e një burgu të sigurisë së lartë, por edhe pse tornadoja shkaktoi dëme të konsiderueshme ndaj çatisë dhe gardhit rrethues të burgut, asnjë nga më shumë se 2 mijë të burgosurit nuk u arratis.
(el.me/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Pamje nga pasojat e tornados