Tiranë, Basha: Do ul taksat, të ristrukturoj administratën
TIRANE- Kryetari i Bashkisë Lulzim Basha, prezantoi sot 5 pr/vendimet të cilat do i kalojnë nesër Këshillit bashkiak për shqyrtim dhe miratim.
Duke shprehuar se nesër "këshilli bashkiak nuk do të veprojë si një trup i ndarë në parti politike, por si një trup i vetëm në të mirë të qytetarëve të Tiranës", Basha i kërkon këshillit bashkiak miratimin e propozimit për dhënien e titullit ”Qytetarë Nderi të Tiranës” kryeministrit të Kuvajtit dhe aktores me origjinë shqiptare Eliza Dushku.
Gjithashtu Basha do të propozojë nesër projekt vendimin për kthimin e sport klub “Tirana” në shoqëri aksionere, uljen apo eliminimin e takasave të bashkisë për biznesin deri në 60 % të tyre si dhe ristrukturimin e administratës së bashkisë, si dhe vendimi për hapjen e tenderit teknik për një segment të rëndësishëm të unazës së madhe, nga shkolla teknologjike deri tek qendra 'Kristal'.
"Këto propozime- tha Basha- do të bëhen në bazë të parimit të bashkisë së Tiranës për të qënë në shërbim dhe në interes të qytetarëve".
(s.g/BalkanWeb)