Kriza, Biden viziton Greqinë më 5 dhjetor
ATHINE- Programi i zëvendëspresidentit amerikan përfshin takimin me kryeministrin grek Jorgos Papandreu dhe udhëheqjen politike greke, ku ndër të tjera do të diskutojë çështjen e borxhit të Greqisë, për të cilën Uashingtoni ka shprehur vazhdimisht interesin e tij për zgjidhjen e menjëhershme për të shmangur presionin e mëtejshëm në ekonominë globale.
Pak kohë më parë, zëvendëspresidenti i SHBAe u takua me një grup greko-amerikanësh dhe ndër të tjera diskutuan për marrëdhëniet Greqi-SHBA si dhe për situatën në vend.
Tashmë presidenti i SHBA, Barak Obama, i ka përsëritur thirrje kancelares gjermane, Angela Merkel, për masa drastike për çështjen greke.
(s.g/balkanWeb)