KESH, Zeqo: Importi i energjisë do rritet muajt e ardhshëm
TIRANE - Pavarësisht problemeve energjetike me të cilat përballet aktualisht rajoni, KESH do të rrisë importin e energjisë, me qëllim ruajtjen e rezervës hidrike në kaskadën e lumit Drin dhe garantimin e furnizimit me energji.
Në një intervistë për NEWS24, drejtori i përgjithshëm i Korporatës Engjëll Zeqo shpjegon se po kontaktohet me vendet e rajonit për sigurimin e kontratave të importit, pasi për shkak të ngricave, prurjet e ujit në kaskadë kanë rënë ndjeshëm.
“Në këto momente jemi duke u përballur me prurje të ulëta në lumin Drin, pasi për shkak të ngricave dhe dëborës kemi prurje rreth 50 m3/sek duke sjellë një rënie të ndjeshme në nivelin e Fierzës. Ne jemi duke biseduar për të rritur importin, që do të vazhdojë edhe në muajin mars, pasi në kushtet në të cilat jemi kemi goxha mungesë në rezerva apo nivelin e ujit në Fierzë.”- deklaroi Zeqo.
KESH ka marrë dje fondin e kontigjencës prej 2 miliardë lekësh që qeveria dha për importin e energjisë, ndërkohë që pritet edhe një pjesë e shlyerjes së borxheve nga CEZ-i.
Konsumi i energjisë elektrike ka arritur aktualisht në rreth 26 milionë kilovat/orë, ku rreth 11 milionë importohen dhe pjesa dërrmuese sigurohet nga prodhimi vendas.
(er.nu/news24/BalkanWeb)