Greqi, protesta të fuqishme para Parlamentit
Athinë -Edhe gjatë ditës së sotme, në kryeqytetin grek kanë vijuar protestat për të pestën ditë. Afro 100 protestues hodhën bomba zjarrvënëse ndaj policisë jashtë parlamentit grek gjatë një proteste të përgjithshme lidhur me politikën e qeverisë, në ditën e pestë të dhunës, që kur policia vrau këtë fundjavë një adoleshent. Policia hodhi gaz lotsjellës dhe protestuesit u kundërpërgjigjën me gurë dhe shishe, deklaroi një dëshmitar okular.