E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ukrainë, Timoshenko: Kriza politike ka përfunduar

Kiev-Kryeministrja ukrainase Julia Timoshenko deklaroi sot se kriza politike në Ukrainë ka përfunduar dhe u zotua se do të sjellë njerëz të rinj për të forcuar ekipin qeveritar për të frenuar efektet e krizës financiare botërore në vendin e saj. Timoshenko iu drejtua ministrave një ditë pas krijimit të një koalicioni qeveritar me rrënjë nga "Revolucioni Portokalli" i vitit 2004.

"Jam e sigurt se përfundimi i krizës politike na jep një shpresë më të madhe që Ukraina do t'i kapërcejë gjitha sfidat nga kriza financiare botërore pa trazira", deklaroi ajo. Tre grupet në koalicionin e gjerë, theksoi ajo, kanë rënë dakord të krijojnë një "ekip anti-krizë" që përfshinë të gjitha fraksionet në parlament "për të çuar më tej dhe miratuar një plan veprimi të qeverisë për krizën".

"Qeveria po konsolidohet me këtë ekip antikrizë. Mendoj se në ditët e ardhshme ne do të forcojmë qeverinë. Do të sjellim njerëz të rinj", shtoi ajo.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›