E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, protestë e të rinjve anarkistë

ATHINË - Dje disa qindra të rinj anarkistë antiglobalistë dhe antiracistë, organizuan një manifestim para komisariatit të policisë në Nikaia, ku më 26 shtator u dërgua një emigrant i ri pakistanez, i cili pas dhunës fizike të policisë ndërroi jetë dy javë më vonë. Gjatë manifestimit turma e të rinjve sulmoi me gurë dhe mjete të tjera të forta agjentët e policisë, të cilët u përgjigjën me gaz lotsjellës dhe arrestuan disa prej tyre. Më vonë disa dhjetëra demonstrues arritën të hyjnë në ndërtesën e komunës, ku shpalosën banderola duke kërkuar lirimin e shokëve të tyre.
Kreu i komunës së Nikaias i kërkoi policisë të mos ndërhynte me shpresën se do t'i bindte të rinjtë të largoheshin nga ndërtesa. Megjithatë edhe sot ata vazhdojnë ta mbajnë të bllokuar ndërtesën.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›