E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusët nuk dëshirojnë demokraci

Një numër gjithnjë e më i madh i rusëve janë të mendimit se vendi i tyre nuk ka nevojë për demokraci, ka sugjeruar anketa më e re, e bërë nga një agjenci ruse për hulumtimin e opinionit.

Anketa e bërë nga agjencia Levada dëshmoi se 57 për qind e të anketuarve ishin të mendimit se Rusia ka nevojë për demokraci, numri ky më i ulët që nga viti 2006. Rreth 26 për qind e të anketuarve theksuan se qeveria demokratike do të ishte e paqëndrueshme në Rusi.

Gati 95 për qind e të anketuarve theksuan se ata kanë shumë pak apo nuk kanë fare ndikim në atë që ndodhë në vend.

Edhe përkundër faktit se mbi gjysma e të anketuarve theksuan se Rusia ka nevojë për demokraci, rezultati i anketës është një përzierje mjaft intriguese, deklaroi korrespondenti i BBC-së në Moskë, Richard Galpin.

60 për qind e të anketuarve theksuan se do të ishte më mirë që Rusia të ketë një president, i cili do kontrollonte si gjykatat, ashtu edhe parlamentit, gjë që nuk mund të cilësohet si një aspiratë e popullit rus për demokraci, theksoi Galpin. Më tutje, 43 për qind e të anketuarve theksuan se Rusisë nganjëherë i vyen dora e çeliktë e udhëheqësve të vendit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›