John Kerry kundër shtimit të forcave në Afganistan
Senatori amerikan, John Kerry, theksoi se do të ishte papërgjegjësi nëse tani merret vendimi për të dërguar forca shtesë në Afganistan, pikërisht në momentin kur është thelluar kriza zgjedhore në këtë vend, e cila ka vënë në pikëpyetje legjitimitetin e qeverisë në Kabul.
SHBA-ja nuk duhet të lëvizë përpara strategjinë e re për Afganistanin, që do të parashihte dërgimin e forcave shtesë amerikane në këtë vend, pa siguruar paraprakisht një partner të qartë në Kabul. Do të ishte papërgjegjësi e presidentit amerikan, nëse merr vendimin për dërgimin e forcave shtesë, pa pasur njohuri se cili do të jetë presidenti i Afganistanit dhe qeveria, me të cilën do të bashkëpunojmë, tha Kerry.
Qeveria e presidentit të Afganistanit, Hamid Karzai, është zhytur në krizën e legjitimitetit, pas akuzave për manipulim të zgjedhjeve presidenciale, të cilat u zhvilluan në gusht. Sipas rezultateve paraprake Karzai kryeson këto zgjedhje.
Obama është afër marrjes së vendimit për strategjinë e re në Afganistan, pas javëve të tëra të konsultimeve me bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, pikërisht në momentin kur mbështetja e opinionit publik amerikan për luftën në Afganistan ka filluar të zbehet.