E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Banorët e Mitrovicës në pronat e tyre

MITROVICË-Kryeministri Hashim Thaçi, ka premtuar një fond të veçantë për veriun e Kosovës në mënyrë që angazhimi i Qeverisë së Kosovës, të jetë më i vëmendshëm për këtë pjesë të Kosovës.
Ai këtë premtim e bëri gjatë vizitës në Lagjen e Doktorëve në pjesën veriore të Mitrovicës.
“Dje unë premtova më shumë se 120 milionë euro investime për Mitrovicën. Sot jam këtu që t’ju bëjmë me dije përkushtimin që kemi për të kthyer të gjithë banorët e kësaj ane në pronat e tyre’, tha kryeministri Thaçi.

Po ashtu, edhe Avni Kastrati, kandidat i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, tha se kjo pjesë e Mitrovicës do të jetë në përkujdesje të veçantë të komunës. “Sot erdhëm për të shikuar fazën e punimeve në ndërtimin e shtëpive. Por ju premtoj se angazhimi ynë do të jetë I veçantë për këtë pjesë”, tha Kastrati.

Është hera e dytë që brenda dy ditësh, Thaçi e viziton qytetin e Mitrovicës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›