Pakistani ashpërson ofensivën kundër talebanëve
Ushtria pakistaneze ka njoftuar se mbi 60 militantë janë vrarë, gjatë 24 orëve të para të ofensivës së madhe kundër talebanëve, në brezin kufitar mes Pakistanit dhe Afganistanit.
Ushtria sot njoftoi se gjatë së njëjtës periudhë kohore janë vrarë edhe gjashtë ushtarë.
Operacioni i ushtrisë në Vaziristanin Jugor pasoi pas shtimit të trysnisë nga ana e SHBA-së për të ndërmarrë aksion kundër militantëve, pas shtimit të numrit të sulmeve terroriste në Pakistan. Ushtria në tri përpjekjet e fundit për të çrrënjosur militantët, të ndërmarra që nga viti 2004, ka dështuar që të mposhtë militantët dhe rajoni i Vaziristanit Jugor mbetet nën kontrollin e plotë të militantëve.
Gazetarët nuk janë lejuar që të hyjë në zonën e luftës, por besohet se rreth 30 mijë ushtarë pakistanezë janë angazhuar në ofensivën më të re kundër militantëve.
Militantët janë duke ofruar një rezistencë të ashpër, deklaroi Ehsan Mahsud, një banor lokal, i cili është arratisur për shkak të luftimeve.
Mahsud theksoi se ushtria duket se është përqendruar fillimisht në sulmet ajrore dhe me artileri kundër militantëve, në përpjekje për të dobësuar rezistencën e tyre. Ushtria duket se ka përballë rreth 10 mijë militantë lokalë dhe 1500 luftëtarë të huaj, kryesisht nga shtetet e Azisë Qendrore.