Irani liroi gazetarin e Newsweekut
Irani ka liruar gazetarin e arrestuar të revistës Newsweek, gati katër muaj pas arrestimit të tij, pas trazirave që shpërthyen pas përfundimit të zgjedhjeve të kontestuara presidenciale në Iran, përderisa udhëheqësit e opozitës iraniane premtuan se do të vazhdojnë fushatën e tyre kundër pushtetarëve në Teheran.
Maziar Bahari, i cili ka si nënshtetësinë e Iranit, ashtu edhe të Kanadasë, i cili u lirua, pasi që pagoi kaucionin në vlerë prej 300 mijë dollarë, ka qenë në mesin e 100 të burgosurve, të cilët janë përballur me procesin masiv gjyqësor, në kuadër të përpjekjeve të qeverisë për të heshtur protestat e opozitës, të cilat shpërthyen pas zgjedhjeve të zhvilluara më 12 qershor, për të cilat opozita ka theksuar se janë fituar nga presidenti Mahmoud Ahmadinejad me ndihmën e manipulimit të votave.
Udhëheqësit e opozitës, Mira Mousavi dhe ish-presidenti i Iranit, Mohammad Khatami, i dërguan një porosi ithtarëve të tyre, se protesta e tyre ende ka energji, përkundër faktit se protestat janë zbehur para një muaji.
Shfrytëzimi i forcës dhe trysninë nuk do të detyrojë kombin iranian që të devijojë nga shtegu që ka zgjedhur, u theksuan në kumtesën e publikuar në faqen në internet të Khatamit.