Greqi, qeveria: S'ka masa të tjera G7 diskuton krizën
ATHINE- Ministri i Financave greke Giorgio Papakonstantinou ka siguruar e nëse plani aktual antikrizë i miratuar dje në Parlament do të “aplikohet tërësisht” nuk do të ketë nevoja për masa të tjera për të reduktuar shpenzimet.
Ora: 09: 19 SHTËPIA E BARDHË: MBËSHTESIM FORT REFORMAT
NJU JORK- Shtëpia e Bardhë mbështet përpjekjet për të “rikthyer stabilitetin në Greqi dhe besimin në sistemin financiar global”. Shkruhet në një njoftim të Shtëpisë së Bardhë në të cilën saktëson se SHBA “mbështet me forcë” përpjekjet e Greqisë për aplikimin e “reformave të rëndësishme me mbështetjen e BE-së dhe të FMN-së.
Edhe presidenti amerikan Barak Obama është vënë në dijeni pasditen e së enjtes mbi situatën në Greqi dhe në tregje nga sekretari i Thesarit Timothy Geithner dhe këshilltari i Shtëpisë së Bardhë Lawrence Summers. Shtëpia e Bardhë nënvizon se “në javët e fundit” Obama e Geithner kanë qenë në kontakt me liderët europianë për të ndjekur në vazhdimësis situatën në Greqi.
ORA 09:00 MINISTRAT E G7 DISKUTOJNË KRIZËN GREKE
Ministrat e Financave të shtatë shteteve më të zhvilluara SHBA, Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia dhe Japonia do të mblidhen sot për të diskutuar për krizën greke. Ata pritet të bëjnë thirrje për një ndihmë shtesë për Greqinë. FMN-ja është zotuar me 30 miliardë euro për Greqinë, ndërsa BE-ja do të japë rreth 80 miliardë euro hua. Ndërkohë, bursat vazhduan të bien nga frika e përhapjes së krizës greke.
ORA 07:30 PAPAKONSTANTINOU: NUK DO KETË MASA TË TJERA
Ministri i Financave greke Giorgio Papakonstantinou ka siguruar e nëse plani aktual antikrizë i miratuar dje në Parlament do të “aplikohet tërësisht” nuk do të ketë nevoja për masa të tjera për të reduktuar shpenzimet. Plani, i cili parashikon reduktimin e shpenzimeve në 30 miliardë euro në këmbim të 110 miliardë eurove ndihmë të paketës FMN- BE, u miratua me votat e maxhorancës si dhe të partisë së vogël ekstreme të djathtë Laos. Të gjitha partitë e tjera të opoztiës votuan kundër. Në një intervistë televizive pak pas miratimit të planit i cili provokoi dhe protesta të dhunshme në Greqi, Papakonstantinou nënvizoi se ka ende sinjale që konfirmojnë bindjen se plani po funksionon mirë dhe “absolutisht nuk do të ketë nevojë për masa të tjera”
(s.g/ANSA/europaelire/BalkanWeb)