E Diel, 1 Nëntor 2026

Mesfushori Basha: Me kombëtaren në eliminatoret Euro 2012

TIRANE- Migjen Basha, mesfushori shqiptar që luan me Frosinonen në Serinë B italiane, i është përgjigjur pozitivisht thirrjes së trajnerit Josip Kuzhe për ta patur për eliminatoret e Euro 2012. Duke folur për gazetën "Koha Ditore" në Prishtinë, futbollisti kosovar është shprehur tepër i lumtur me interesimin e teknikut kuqezi. "Jam shumë i lumtur që Kuzhe do vijë të më ndjekë në Itali, - ka deklaruar Basha, një nga mesfushorët më të talentuar të këtij sezoni në Serinë B italiane. - Dua t'ju them diçka, unë në kombëtare vij vetëm prej Lorik Canës dhe Igli Tares. Cana i ka folur shumë mirë Kuzhesë për mua dhe e falënderoj për këtë. Po ashtu, edhe Igli Tare ka thënë gjithnjë fjalë të mira në adresën time", është shprehur më tej ai. Migjen Basha është vetëm 23 vjeç dhe luan në radhët e një prej ekipeve më të mirë të Serisë B për këtë sezon. Ndonëse është mesfushor, ai ka realizuar 4 gola gjatë këtij sezoni, duke spikatur edhe tek ekipe të mëdha. Kuzhe e ka pëlqyer shumë dhe këtë fundjavë do të jetë në Itali për ta parë.
(GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›