E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, qeveria miraton projekt-buxhetin 2012

ATHINE- Qeveria greke miratoi në mbledhjen e pasdites të së dielës projektbuxhetin e vitit 2012, siç është rënë dakord në bisedimet me ekipin e Trojkës. Sipas një deklarate të lëshuar nga ministria e Financave, në projketbuxhetin e ri
parashikohen 6.6 miliardë Euro kursime, në sajë të të shkurtimit të shpenzimeve dhe rritjes së të ardhurave. Pritet që për vitin 2011 deficiti të jetë 8.5% e GDP-së dhe për vitin 2012 të shkojë në 6,8% të GDP-së.

Projektbuxheti i miratuar nga qeveria sot, do të dërgohet për votim nesër në Parlament. Në njoftimin zyrtar të ministrisë thuhet se elementët kryesorë të projektbuxhetit 2012 u diskutuan gjerësisht me Treshen, si para ashtu dhe pas mbërritjes së saj në Athinë.

Këto masa ngjallin reagime të forta qytetare, pasi barra fiskale iu bie së pari qytetarëve grekë, të cilët tashmë rrezikojnë punën, uljen e pagës, pensioneve, rritjen e taksave etj.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›