E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhe, e perplas makina, humb jeten 33 vjecari

Nje 33 vjecar ka humbur jeten ne superstraden Lezhe-Fushe Kruje, ne kohen kur ka nderprere rrugen per te kaluar ne anen tjeter me mjetin e tij tip zetor.

Altin Frroku, banues ne fshatin Zejmen te Lezhes, eshte goditur per vdekje nga nje makine, nderkohe qe dy persona te tjere kane mbetur te plagosur. Sipas policise, aksidenti automobilistik ka ndodhur ne oret e para te mengjesit.

Frroku po kalonte ne anen tjeter  ne momentin qe mjeti tip “Benz” me targa te Kosoves nuk ka arritur te frenoje ne kohe duke u perplasur e per pasoje ka devijuar nga rruga.

Drejtuesi i autovetures se bashku me pasagjerin kane mbetur te plagosur dhe jane derguar ne spitalin rajonal per t’u mjekuar. Policia rrugore dhe ekspertet kane mberritur ne vendngjarje dhe pas keqyrjes paraprake thane se aksidenti ka ndodhur per shkak te mos zbatimit te rregullores nga viktima.

Policia rrugore shtoi se 33 vjecari ka qene i pavemendshem ne kohen qe ka prere rrugen, por pervec tij edhe drejtuesi i mjetit tjeter ka qene duke udhetuar me shpejtesi te larte dhe frenimi ka ardhur me vonese.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›