E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, i burgosuri shqiptar: Nga dje pa ujë e ushqim

ATHINE- Një i burgosur shqiptar në Greqi telefonon në News 24 për të shprehur shqetësimin se, që nga dita e djeshme të burgosurit atje vuajnë mungesën e ujit dhe ushqimit. Ai quhet Fatos Rama dhe rrëfen se ndodhet në burgun e Patras, ku shpesh mungon ngrohja dhe medikamentet, ndërsa së fundimi edhe uji e ushqimi.

Rama deklaron për News 24, se ky fakt i është komunikuar nga drejtori i burgut, i cili ka deklaruar se nuk ka më fonde.

“Ushqimi mungon nga dita e djeshme, ngrohja dhe ilacet kanë munguar shpesh, nga dita e djeshme është ndërprerë ushqimi komplet. Sot në mëngjes u takuam tek Drejtori i burgut dhe na tha qartë se nuk kam asnjë ushqim, asnjë gjë, është puna juaj se cdo bëni. Nuk ka asnjë fond”, rrëfeu i burgosuri në një komunikim me telefon për News 24.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›