Zbulohet misteri i maleve fantazmë në Atlantik

Malet fantazmë
Më në fund shkencëtarët kanë gjetur një shpjegim për malet më të jashtëzakonshme në botë. Gamburtsevs janë male me madhësinë dhe lartasin e Alpeve, e megjithatë janë të varrosura nën akullnajat e Atlantikut.
Ato janë zbuluar në vitin 1950, në atë kohë shumë njerëz mendonin se shkëmbinjtë nënë akullnaja ishin të sheshtë dhe pa forma. Malet Gamburtsevs janë të rëndësishme pasi mendohet se aty gjeti rrugën akulli që më pas mbuloi të gjithë Atlantikun.
Zbulimi i historisë së këtyre maleve do të ndihmoj meterologët dhe shkencëtarët jo vetëm të kuptojnë ndryshimet klimatike që kanë ndodhur shekuj më parë por edhe të parashikojnë ndryshimet që mund të ndodhin një të ardhmen.
Vëzhgimi i këtyre maleve ishte një sfidë e jashtëzakonshme, por ne ia dolëm mban dhe prodhuam një histori të jashtëzakonshme, kështu është shprehur për agjencinë e lajmeve BBC, Dr Fausto Ferracioli.
Sipas shkencëtarëve këto male kanë ekzistuar që në kohën e dinozaurëve, është njësoj sikur të jenë zhdukur një herë nga faqja e dheut dhe të jenë rishfaqur përsëri.