E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, rënia ekonomike prek ndjeshëm turizmin

Dy ditë pas publikimit të të dhënave për ritmet e zhvillimit ekonomik sipas të cilave, ekonomia greke ka hyrë në fazën e recesionit për herë të parë pas vitit 2003, shifra të tjera hedhin dritë mbi dëmin e madh katastrofik që ka pësuar turizmi, një nga themelet me të fortë të ekonomise së vendit. Shtypi vendas i referohet me reportazhe të shpeshta ditët e fundit hoteleve bosh, si dhe xhiros së vogël nga ata turistë që shkojnë në Greqi, të cilët shpenzojnë shumë pak në krahasim me vitet e tjera në zonat më turistike të vendit siç janë Kreta dhe Greqia e Veriut. Vetëm ne Halkidhiki, perla turistike në lindje të Selanikut, shënohet një rënie prej 20% në mbërritjen e turistëve të huaj.
Konkretisht regjistrohet rënie prej 10.3% e turistëve nga Gjermania, 13% nga Britania, 17.6% nga Rusia. Shkak për këtë krizë, sipas pronarëve të hoteleve, është mosinteresimi i qeverisë për dhënien e fondeve për rregullimin e infrastruktuës së keqe në këto zona si rrugët e këqija, ndotja akustike e sistemi i furnizimit me ujë.
Si viti më i keq turistik për Kreten cilësohet 2009-ta, me përjashtim vetëm të 15 ditëve të para të gushtit, ndërsa rënia e xhiros nga të ardhurat e turizmit kalon shifrën prej 20%. Edhe kryeqyteti grek Athinë, ka një rënie të theksuar prej mbi 40% krahasuar me vitin e kaluar, ose e thënë ndryshe, 600.000 turistë më pak.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›