Greqi rinisin bisedimet per borxhin
Krerët e partisë të koalicionit qeverisës në Greqi pritet të rinisin bisedimet mbi krizën ekonomike të vendit për marrjen e këstit të radhës prej 130 miliardë eurosh. Përfundimet mes kryeministrit të vendit Lukas Papadimas dhe krerëve të partive opozitare përfunduan pa një marrëveshje ditën e dielë. Kryeministri grek po kërkon mbështetje për reformat e vështira, si një kusht për të marrë ndihmën. Athina zyrtare ka nevoje për këstin e radhës nga mesi i muajit mars në të kundërt vendi rrezikon falimentimin. Ndërkohë udheheqësit gjermanë dhe francezë pritet të zhvillojnë bisedime në Paris. Kancelarja Angela Merkel dhe presidenti Nicolas Sarkozy, të cilët kanë punuar ngushtë për zgjidhjen e krizës se borxhit në Eurozonë do të marrin pjesë në një sesion të kabinetit të përbashkët franko-gjerman në kryeqytetin francez. Mirepo reformat e reja të kryeministri Papadimas kanë ngjallur mjaft dhe zemërimin e grekëve .
Opozitarët thonë se shkurtimet do të përkeqësojne më shumë kushtet e jetesës në vend.
Ministrat e Eurozonës thonë se Greqia nuk do të jetë në gjendje të shkojë përpara me planin e ristrukturimit të borxhit privat.