Vlore grabitet me arme nje supermarket

Një sulm per grabitje ka ndodhur në Skelë të Vlorës dhe objekt ishte menaxheri i një supermarketi, i cili kishte një çantë me 5.9 milionë lekë. Sapo personi i maskuar i ka drejtuar armën, menaxheri lëshon në tokë çantën me shumën brenda dhe largohet me shpejtësi për t’u strehuar diku aty afër. Grabitësi ka marrë lekët dhe është zhdukur nëpërmjet rrugicës që të çonte pas pallateve ku kreu grabitjen. Policia ka mbërritur shumë shpejt në vendngjarje, duke rrethuar tërësisht zonën. Ata kanë kryer kontrolle në zonën e dyshuar ku mund të ishte fshehur autori.