E Diel, 1 Nëntor 2026

Kur gjykatësi fle gjumë në seancën gjyqësore

Kambera (Start)-Një prokuror në Australi ka vendosur për rihetim të dy personave që hetoheshin për trafikim lëndësh narkotike, pasi gjykatësi i çështjes gjatë seancave të zhvilluara në shumë raste flinte gjumë dhe jo rrallë edhe gërhiste. Prokurori ka deklaruar se hetimi i Rafael Cesan dhe Ruben Mas Rivadavia nuk ishte i rregullt dhe duhej të rishikohej. “Gjykatësi vazhdimisht fle gjumë dhe gërhet. Kjo gjë, jo vetëm që e kthen në komike seancën gjyqësore, por përbën edhe një padrejtësi në vendim”, ka deklaruar ai për mediat.

Gjykatësi në fjalë, pasi i është nënshtruar një kontrolli mjekësor, ka rezultuar të vuajë nga apnesia.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›