E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turizmi grek preket rëndë nga kriza globale

Athinë - Kriza globale po prek rëndë edhe turizmin në Greqi. Bizneset dhe operatorët turistikë të fqinjit tonë jugor janë në panik për pasojat që mund të lërë kjo situatë.

Sipas operatorëve, turizmi në këtë vend duhet të kishte nisur më herët, por fluksi i turistëve është tepër i ulët, dhe shumë njësi akomodimi nuk janë hapur akoma. Pronarët e tyre shpresojnë që këtë vit turizmi të nisë të paktën në muajin maj.

Greqia vizitohet çdo vit nga 15 milionë turistë, të cilët sigurojnë 18 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (GDP). Shifrat aktualisht duken shumë pesimiste, dhe nëse do të vazhdohet me këtë ritëm edhe në muajt e ardhshëm, atëherë pritet të humbasin 50 mijë vende pune.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›