Greqi, sekuestrohen 44,1kg drogë, pranga 31-vjeçarit shqiptar

Policia greke ka bërë të mundur sekuestrimin në flagrancë të 44,1kg lëndë narkotike si dhe arrestimin e poseduesit të saj. Disponuesi i sasisë së drogës mësohet të jetë një 31vjeçar nga Shqipëria, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur. Sekuestrimi u bë gjatë një kontrolli policor në kufirin Shqipëri-Greqi, ku 31vjeçari e kishte fshehur lëndën narkotike në makinën e tij. Policia bën të ditur se mbi të ndaluarin rëndon akuza për trafikim lëndësh narkotike si dhe dyshohet se ka lidhje dhe me një tjeter te nje jave me pare, të 7kg droge në Athinë.