Greqi, sekuestrohen armë dhe hashash

Policia greke ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme lënde narkotike, si dhe armë luftarake. Në finalizimin e dy operacioneve, policia ka arritur të sekuestrojë 20 granata luftarake, një automatik dhe fishekë.
Ndërsa në operacionin e dytë, policia ka kapur 200 kg hashash. Mësohet se poseduesi i lëndës narkotike është një shtetas shqiptar, por që policia greke nuk ka mundur të arrestojë autorin.