E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, arrestohen 14 hakera interneti

Autoritetet amerikane kanë arrestuar 14 persona, të akuzuar për sulme të mëdha në internet, përfshirë dhe dëmtimin e faqes “PayPal”. FBI ka kryer arrestimet në nëntë shtete dhe në Uashington.

Institucionet e mëdha financiare si “PayPal”, “Visa” dhe “Mastercard”, goditën WikiLeaks-in vitin e kaluar, pasi faqja e internetit publikoi raporte sekrete të diplomacisë amerikane.

Hakerët u përgjigjën me të ashtuquajturat sulme të “mospranimit të shërbimit”, gjë që i bënte faqet të mos ishin në dispozicion për përdoruesit e ligjshëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›