Greqi, shëndeti në rënie, njerëzit depresion, HIV e drogë
ATHINE- Rënie befasuese në shëndetin e qytetarëve grekë dhe rritje në normat e përdorimit të drogës, infektimit me HIV, dhe vetëvrasjeve, rezultojnë nga kriza ekonomike dhe masat e rrepta të kursimit që po përjeton vendi, thotë një studim i ri mjekësor.
Qytetarët grekë kishin 15% më pak gjasa për t'u konsultuar me një mjek në vitin 2009 se në vitin 2007, sipas studimit, të botuar në revistën kryesore mjekësore në botë, "Lancet".
Studimi ka dalë në përfundimin se ulja e qasjes së njerëzve në spitale nuk ka ardhur për shkak të pamundësisë për të paguar, por për shkak të sistemit i cili është përfshirë nga shkurtime të rreth 40% të buxheteve të spitalit, nga mungesat me furnizime mjekësore, ryshfetet që i duhen dhënë stafit mjekësor në mënyrë që të kalosh radhët e gjata në spitale etj.
Ndërkaq ka patur një rritje me 14% të qytetarëve grekë që raportohen me shëndet më të keq ose shumë të keq në vitin 2009 krahasuar me vitin 2007.
Edhe vetëvrasjet u rritën me 17% në vitin 2009 nga 2007, ndërkohë që ministri i Shëndetësisë ka raportuar një rritje 40 % në gjysmën e parë të 2011 krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2010.
Një rritje e mprehtë në infeksionet me HIV ka ndodhur në fund të vitit 2010. Të dhënat më të fundit sugjerojnë se infeksionet e reja do të jenë 52% më të larta në vitin 2011 krahasuar me 2010.
Referencat tronditëse përshkruajnë sesi disa individë kanë infektuar qëllimisht veten e tyre me HIV thjesht, për të hyrë në skemën e përfitimeve të 700 € në muaj dhe në programet e zëvendësimit të drogës, ku sigurojnë versionet sintetike e heroinës, por për to, listat e pritjes shkojnë deri në tre vjet.
Përdorimi i heroinës rritur me 20 për qind në vitin 2009, sipas vlerësimeve nga Qendra e Monitorimit për Drogat.
"Në përgjithësi, pamja e situatës shëndetësore në Greqi na kujton se në një përpjekje për të financuar borxhet, njerëzit e thjeshtë paguajnë çmimin përfundimtar: humbin aksesin për kujdes dhe shërbime shëndetësore, përballen me rrezikun më të lartë të HIV dhe sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, si dhe në rastet më të këqija humbin jetën e tyre", thonë autorët e studimit.
Thelbi i dokumentit përqendrohet në një studim tre vjeçar për peridhën 2007-2009. Një nga autorët, Marin McKee tha: "Nëse kërkoni për të marrë të dhënat e fundit financiare nga një vend, mund t’i merrni ato në 15 sekonda, ndërsa për të dhënat shëndetësore kjo punë zgjat zakonisht tre vjet.
Ka një vonesë të pajustifikuar në mes të mbledhjes të të dhënave të sektorit financiar dhe të dhënave që mbulojnë sektorin e shëndetësisë".
Ndërkohë që Trojka bën përpjekje të madhe për të siguruar të dhëna të sakta ekonomike nga Greqia, McKee thotë se "BE duhet të bëjë përpjekje më të mëdha për mbledhjen e të dhënave shëndetësore. Shëndeti i popullatës është po aq i rëndësishëm sa një ekonomi kombëtare."
"Traktati i BE-ja i bën thirrje BE-së dhe gjithë shteteve për mbrojtjen e shëndetit në të gjitha programet e tyre, pavarësisht gjendjes ekonomike."
(e.m/BalkanWeb)