Uithers: Politika te mos cenoje pavaresine e Prokurorise
Ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Xhon Uithers ka deklaruar dje, qe politika te mos cenoje pavaresine e Prokurorise, pasi kjo do te ishte nje hap prapa. Sipas numrit nje te diplomacise amerikane ne Tirane, mbrojtja e pavaresise se Prokurorise eshte nje garanci per proceset demokratike ne vend. "Prokuroret kane fuqi shume te medha per te kryer hetime dhe per te perdorur te gjitha mjetet qe kane ne dispozicion, per ta bere kete. Nje fuqi e tille, duhet trajtuar me respektin qe meriton. Sepse nje fuqi e tille mbart nje pergjegjesi shume te madhe. Aftesia per te marre lirine e dikujt, eshte pergjegjesi vetem e atyre qe kane integritetin dhe karakterin moral me te larte", ka sqaruar Uithers, duke shtuar se "prokuroret kane pune shume te veshtire ketu ne Shqiperi, pjeserisht per shkak te madhesise se Shqiperise. Ashtu si ne shume shtete te vogla ne Sh.B.A., cilido njeh kedo. Pavaresisht nga situata, prokuroret duhet te mbeten te pavarur dhe te lire nga shtrengimi apo ndikimi politik. Duhet te jene te lire te gjurmojne faktet kudo qe cojne, si dhe duhet te kene guximin per ta bere kete. Shqiperia duhet te perkushtohet ndaj mbrojtjes se pavaresise se prokuroreve, per te siguruar perparimin e saj demokratik". Uithers, iu rikujtoi te gjithe pjesemarresve se javen e kaluar, USAID nxori sondazhin e vitit 2009 mbi korrupsionin ne Shqiperi, perceptimet dhe pervojat. "Ne pergjithesi, sondazhi tregoi qe publiku shqiptar ende ka nje veshtrim negativ per institucionet e veta publike ne pergjithesi, por sidomos ne aftesine e atyre institucioneve per te luftuar korrupsionin", tha Uithers. Sipas tij lajmi i mire ishte qe perceptimi i publikut per Prokurorine ne luften kunder korrupsionit, tregoi permiresimin me te madh te te gjitha institucioneve publike (nje rritje prej 6.1% nga viti 2005 ne 2009).