E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga tre shqiptareve, u gjenden 80 kg heroine e 100 kg perzieres

MILANO - Tre shqiptare jane vene ne pranga ne Milano te Italise, per trafik te lendeve narkotike. Pas nje kontrolli te ushtruar ne apartamentin e tyre, karabinieret zbuluan 80 kilograme heroine por edhe 100 kilograme perzierjesh droge. Policia sekuestroi edhe disa dokumente, ku figuronin bilancet e regjistruara nga te ardhurat e droges. Aksioni eshte bere ne nje banese ne rrugen "Valsugana" (ne zonen e ndaluar Porta Romana) ku u gjeten 80 kg heroine dhe 100 kg perzieres. Gjate aksionit policia ka konfiskuar dhe disa materiale te tjera, qe perdoreshin per perzierjen e lendeve narkotike. Burimet zyrtare thane se, ne pranga ra Clirim Goroshjani, 38 vjec, emigrant shqiptar, i cili eshte cilesuar si kreu i kesaj organizate kriminale, i denuar dhe me pare per droge ne vitin 1998, ne Itali. Ne pranga bashke me Goroshjanin jane vene dhe dy shoket e tij Sokol Qaja dhe Mirvjen Alliu, te dy te moshes 25 vjec. Keta te fundit kishin per detyre te paketonin drogen qe shitej ne treg. Policia italiane eshte cuditur nga ambienti qe ka gjetur brenda baneses ku ishin shqiptaret. Muret, tavani dhe dyshemeja ishin te mbuluara nga pluhuri i kafetines, paracetamolit dhe substancave te tjera qe sherbejne per te perziere heroinen. Ne katin perdhese te baneses, eshte gjetur sasia e lendes narkotike dhe e perzieresit. Ne nje tjeter banese, karabinieret kane gjetur dhe sekuestruar 36 mije euro, cash. Policia tha se, te arrestuarit jane ne pritje te mases se sigurise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›