E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, gjendet i vdekur marinari filipinas

Një marinar është gjetur i vdekur në një traget në Portin e Durrësit.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e shkuar, kur 51-vjeçari Wilson Rosario Gabuten ka humbur jetën. Sipas të dhënave të para, bëhet e ditur se marinari është nga Filipinet. 51-vjeçari është gjetur pa jetë nga ekuipazhi i tragetit.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, duke nisur hetimet për mbi rrethanat e vdekjes së marinarit. Sipas të dhënave të para dyshohet se vdekja e 51-vjeçarit filipinas ka ardhur për shkaqe natyrale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›