Greqi, shpërthim në zyrën e sekretarit të min. së Drejtësisë
Eshtë hera e tretë që sulmohet zyra politike e sekretarit të përgjithshëm të ministrisë greke të drejtësisë, Jorgo Surlas.
Një pajisje e improvizuar, bombul gazi, ka shpërthyer në orën 8:05 në mëngjes në zyrën e tij, pikërisht në orën kur po dilte nga shtëpia pronarja e apartamentit pranë, një grua, e cila për pasojë mbeti e plagosur.
Në spital është dërguar edhe bashkëshorti i saj me probleme të frymëmarrjes, por të dy janë jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të mëdha të pronës.