Protestat në Turqi, grekët manifestime solidariteti me turqit
Një manifestim solidariteti me protestuesit turq, u mbajt dje në Selanik me moton "Na ndan një det, na bashkon dinjiteti”.
Në manifestim merrnin pjesë organizata politike dhe sociale, si dhe studentë nga Turqia. Ftesës së organizatorëve i janë përgjigjur më shumë se 500 njerëz, të cilët hidhnin slogane solidariteti me popullin turk dhe kundër dhunës shtetërore.
Tubimi është shoqëruar me deklaratën ku thuhej:
"Populli i Turqisë për ditë proteston dhe reziston në sheshe. Ajo që filloi si protestë kundër shkatërrimit të një parku në Stamboll, me qëllim ndërtimin e një qendër tregtare, u transformua në një revoltë të bujshme kundër shtypjes së regjimit. Shteti turk, gjithmonë besnik ndaj biznesit të madh, reagon me represion ekstrem. Tashmë janë vrarë 4 persona, ka qindra të plagosur rëndë, ndërsa është duke u zhvilluar një fushatë masive për censurë, heshtje dhe keqinformim. Lufta e fqinjëve tanë është një luftë e drejtë e rezistencës dhe dinjitetit kundër mbytjes së pushtetit. Kjo është lufta jonë për çdo lëvizje që mbron jetën e tokës, lirinë e njeriut dhe cdo akt që ngrihet kundër fashizmit".
Ndërkaq është njoftuar se një organizim i ngjashëm është parashikuar për sot pasdite në Athinë. Organizatat e majta greke, turke dhe kurde do të zhvillojnë pasdite një tubim para ambasadës turke në kryeqytetin grek. Edhe ky tubim zhvillohet në shenjë solidariteti me protestuesit turq.
Që kur kanë filluar, ngjarjet në Turqi janë ndër lajmet kryesore në mediat greke, të cilat paraqesin qartësisht situatën që po zhvillohet atje.