E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, shpërthim pranë shtëpisë së një ish-ministreje

ATHINE-Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në Athinë në orët e para të mëngjesit para shtëpise se eurodeputetes dhe ish-ministres konservatore, Marieta Gianakpu. Sulmi ka shkaterruar fasaden e nderteses dhe nje makine te parkuar aty afer. Por, nga sulmi nuk ka patur te plagosur. Sipas policise greke shperthimi nuk ka qene aq i fuqishem. Nderkohe qe sulmi u paralajmerua nga nje telefonate anoniome te bere ne dy gazeta pak minuta para se te ndodhte ngjarja.
Tensionet ne Greqi jane rikthyer, pavaresisht se qeveria e re e kryeministrit Papandreu ka marre masa te forta per te shmangur sulmet dhe per te mbrojtur qyetaret, duke krijuar enkas nje ministri per keto probleme dhe duke vene edhe shperblime per kapjen e te shumekerkuarve te akuzuar per terror te brendshem. Pak dite me pare nje sulm me arme ndodhi ne nje stacion policie ne periferi te Athines, ku mbeten te plagosur 6 police, dy prej te cileve ne gjendje te rende.
Te akuzuar per sulme te tilla jane ekstremistet e majte, te cilet shfrytezuan dhe protestat masive te dhjetorit te nxitura nga vrasja e nje adoleshenti, per te kryer akte te shumta dhune ne Greqi.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›