E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA plan me Greqinë për futjen e Ballkanit në BE

BEOGRAD-SHBA ka pergatitur një plan bashkë me Greqinë që të mundësoje hyrjen në Bashkimin Europian (BE) të Ballkanit Perëndimor, perfshi Shqiperine, në 28 Qershor 2014 në përvjetorin e 100-të Luftes së I Botërore. SHBA ka në plan që ta mbyllë përfundimisht cështjen e Ballkanit dhe po punon fuqimisht ne kete drejtim.
Lajmi behet i ditur nga e perditshmja serbe “Danas” qe ne fakt citon burime nga qarqe nderkombetare dhe nga qeveria serbe. SHBA ka nje plan të quajtur Harte Rruge, qe eshte paraqitur nga Athina, ku thuhet se gjithe Ballkani perendimor duhet te hyje ne BE ne vitin 2014 edhe pse kjo date duket shume e pamundur nga kendveshtrimi i lidereve aktuale te 27 vendeve anëtare te BE. E perditshmja “Danas” thote se SHBA ka gjetur nje aleat te forte Greqine, per ta mbyllur kapitullin e dhunshem të Ballkanit dhe per ta inegruar perfundimshit.
Ne fakt vitin 2014 e kane permendur edhe Ministri i Jashtem serb Vuk Jeremic ne takimin me kryeministrin grek Jorgos Papandreu. Një datë të tille eshte permendur edhe Ministri i Jashtem Ilir Meta ne Tirane pak dite me pare. Arsyeja pse SHBA eshte perfshire ne pergatitjen e nje plani te tille eshte se, Uashingtoni e sheh hyrjen e Ballkanit ne BE, si zgjidhjen me te mire per gjithe problemet rajonale. Sipas ish-Ministres se Jashtme te Serbise, Aleksandra Jaksimovic, kjo ide fillimisht ka arrdhur nga vete vendet e vogla te BE, ndaj shihet mundesia e nje perpjasjeje me vendet e medha te BE per te pranuar Ballkanin kaq shpejt.
Ka zera ne BE se zgjerimi i afert do te vazhdoje me Islanden dhe Kroacine ne 2012 dhe me pas te ngrije per nje fare kohe. Sidoqodfte SHBA do te ushtroje presionin e vet qe Ballkani Perendimor perfshi Shqiperine te hyje si i tere në BE në vitin 2014.

(d.b/TVNews24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›