Mali i Zi marrëdhënie diplomatike me Kosovën
PODGORICE- Zv/kryeministri i malazez, Svetozar Marovic ka konfirmuar se Mali i Zi do të vendosë marrëdhënie diplomatike me Kosovën, duke mos saktësuar se kur. Por, Marovic në një intervistë për gazetën "Dan" të Podgoricës, ka theksuar se kjo është "vetëm çështje kohe". "Mali i Zi e ka njohur pavarësinë e Kosovës, pandaj çështja e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me vendin që e keni njohur është vetëm çështje kohe", është shprehur Marovic, Sipas tij, vendosja e marrëdhënieve diplomatike të Malit të Zi me Kosovën "do të diskutohet kur të krijohen të gjitha kushtet e domosdoshme". Ndërkaq në lidhje me demarkacionin e kufirit, Marovic tha se "Mali i Zi nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë fqinji të tij dhe mbetet deri në fund i përkushtuar që të gjitha çështjet, nëse ka të tilla, të zgjidhen me marrëveshje, duke u nisur nga detyrimet e ruajtjes së tërësisë territoriale dhe integritetit të Malit të Zi si shtet", ka thënë ai.
(m.a/qik/BalkanWeb)
(m.a/qik/BalkanWeb)