E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbi, pranga 500 personave, dyshohen si trafikantë droge

BEOGRAD-Policia serbe ka arrestuar mbi 500 persona të dyshuar si trafikantë droge gjatë një operacioni të finalizuar sot në mëngjes. Agjencia e lajmebe Beta bëri të ditur lajmin duke cituar Ministrin e Punëve të Brendshme serbe Ivica Dacic. “Në një operacion për të luftuar trafikimin e drogës kemi kontrolluar 600 shtëpi në gjithë territorin serb, bëri të ditur ministri Dacic. Aksioni nisi rreth orës 06:00 të mëngesti dhe zonat kryesore ishin Novi Pazar, Vranja, Bujanovc e Presheve.
Policia serbe gjatë operacionit konfiskoi sasi të mëdha të drogës, armëve dhe automjeteve.

Në fakt ky nuk është aksioni i parë antidrogë. Dhjetë ditë më parë, agjencia amerikane për luftën kundër trafikut të drogës (DEA) dhe shërbimit sekret serb ka konfiskuar 2,9 ton kokainë në bordin e një anije tregtare me vela në ujërat e Atlantikut. Ngarkesë ishte drejtuar për në tregun e 'Evropën Perëndimore. Serbia se bashku me vende të tjera në Ballkan sipas raporteve ndërkombëtare konsiderohen si porta hyrëse të drogës për në Europë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›