Gjyqi i Karaxhic vazhdon të hënën edhe pa praninë e tij
HAGE-Gjyqi për gjenocid i udhëheqësit të serbëve të Bosnjës në kohën e luftës Radovan Karaxhic do të vazhdojë të hënën në Hagë megjithëse ai ka theksuar se nuk do të paraqitet. Gjyqi mund të vazhdojë ose pa praninë e Karadzicit ose duke i caktuar atij një avokat mbrojtës.
Në seancën e kaluar prokuroria lexoi akuzat ku Karaxhic cilësohej përgjegjës për vrasjen, përndjekjen e myslimanëve të Bosnjës. Prokurori Alan Tieger e quajti masakrën e Srebrenicës, për të cilën Karaxhic bëhet përgjegjës, si vrasjen më të madhe masive në Evropë që prej Luftës së Dytë Botërore.
Ndër të tjera prokurorët lexuan edhe përgjigje të telefonatave të bëra nga Karaxhic që sipas tyre vërtetojnë faktet.
Karadic përballet me 11 pika akuze, ndër to gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
(d.b/BalkanWeb)