Maqedoni, tryeze për krizën
Partitë politike shqiptare BDI, PDSH dhe DR pritet të marrin pjesë në takimin e liderëve të caktuar për të hënën nga presidenti i vendit, Gjorgje Ivanov. Ky takim është nxitur me kërkesë të administratës amerikane, e cila nëpërmjet zëvendës ndihmës sekretarit Tomas Kantrimen i ka sugjeruar presidentit Ivanov gjatë vizitës së tij në Uashington që të ftojë liderët për të tejkaluar situatën e krizës parlamentare dhe shmangien e bojkotit nga të gjitha partitë e opozitës. Nga ana tjetër, të gjitha partitë politike maqedonase kanë konfirmuar se do të jenë të pranishme në këtë takim të gjerë me pjesëmarrjen e të gjitha forcave politike parlamentare si dhe me praninë e kryeparlamentarit Trajko Veljanovski. Prej disa javësh, partia me e madhe maqedonase ne opozite, LSDM, ka bojkotuar parlamentin ne shenje proteste ndaj qeverise Gruevski, duke kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve te parakohshme.
Shpërndaje function openLink() { window.open("new_web/video.aspx?myntjJCXYNU","titulli","width=335, height=305 ,left=400, top=200, resizable=yes");}