E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDK-AAK koalicion ne Prizren

Partia Demokratike dhe aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kane zyrtarizuar këtë te shtune një marrëveshje koalicioni ne nivel lokal, për te bashkëqeverisur komunën e Prizrenit. Ky akord është firmosur nga kryetaret e degëve te partive respektive, Ramadan Muja dhe Bislim Zyrapi. Sipas tyre, marrëveshja është arritur ne baze te pëlqimit paraprak te krerëve te dy partive, Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj, ndërsa mediat ne Prishtine e shikojnë këtë si një sinjal te forte për lidhjen e një koalicioni mes PDK e AAK edhe ne nivel qendror. Ndërsa negociatat mes partive pritet te fillojnë zyrtarisht te hënën e javës se ardhshme, mediat vijojnë te pasqyrojnë bisedime informale. Kështu sipas gazetës ?Zëri?, për te bashkëqeverisur vendin, PDK-ja i ka ofruar partisë se Haradinajt postin e zv/kryeministrit dhe shtate ministri ne qeverinë e re.

Shpërndaje         function openLink() { window.open("new_web/video.aspx?gMXGEz_vLLU","titulli","width=335, height=305 ,left=400, top=200, resizable=yes");}  

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›