Protesta antiqeveritare ne Serbi
Partia më e madhe opozitare në Serbi ka zbritur ne shesh këtë te shtune, ne atë qe konsiderohet si protesta e pare antiqeveritare ne 5 vitet e fundit. Një dite përpara manifestimit, kreu i nacionalistëve, Tomisllav Nikolic, ka hedhur poshtë shqetësimet se tubimi mund të kthehet në protestë të dhunshme. Megjithatë, forcat e rendit janë angazhuar maksimalisht, me te paktën 10 mije efektive për te garantuar sigurinë ne Beograd. Mbështetësit e Partisë Serbe të Progresit i kërkojnë qeverise caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme, pas thellimit të krizës ekonomike dhe rritjes së shkallës së varfërisë në vend. Serbia është duke luftuar recesionin që nga viti 2009.
Shpërndaje